Sukses i madh i Agjencisë së Verifikimit të Pronës: Liron edhe pronat e uzurpuara në veri

Në një raport të siguruar të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, Agjenci kjo e pavarur dhe e cila ka mandant të pranojë, krahasoj dhe përmes Komisionit te zgjidh dallimet në mes të dokumenteve kadastral origjinale të para qershorit 1999, thuhet se në pritje të kthimit të dokumenteve kadastrale, Agjencia ka vazhduar me zbatimin e vendimeve nga mandatet e trashëguara nga Agjencia Kosovare e Pronës përkatësisht Drejtorisë për Çështje Pronësore Banesore.

“Me përkrahjen e pa rezervë të anëtareve ndërkombëtare të bordit dhe me mbështetjen e zyrës se PPBE-se jemi në fazën finale të zbatimit te vendimeve mbi kthimin e të drejtave të shfrytëzimit mbi banesat në pronësi shoqërore të cilat janë humbur si rezultat i diskriminimit, dhe kompensimit përkatës”, thuhet në raport.

Tutje aty theksohet se me emërimin e menaxhmentit të ri nga ana e Kuvendit të Republikes së Kosovës, Agjencioni ka vazhduar me ngulm lirimin e pronave të uzurpuara në të cilat ekzistojnë banues të paligjshëm.

Agjencia në këtë drejtim ka bërë dëbimin në disa nga 55 pronat në të cilat ekzistojnë uzurpime të paligjshme dhe prioritet i është dhëne atyre që kanë Aktgiykim te Gjykatës Kushtetuese te datuara që nga viti 2014. Nga kjo kategori është bërë lirimi I pronës në 4 raste dhe rasti i pestë është në proces.

Për mosekzekutimin e këtyre pronave është cekur edhe në Raportin e progresit të Bashkimit Evropian për Kosoven 2016. Kjo është përsëritur për 3 vite me radhë, duke përjashtuar vitin 2019.

“Po ashtu kemi vazhduar me lirimin e pronave të uzurpuara edhe në pjesën veriore te Mitrovicës në përputhje me vendimet e lëshuara nga ana e Komisionit për Kërkesa Pronësore. Përderisa gjatë vitit 2018 në pjesen veriore të Mitrovices janë bërë vetëm 3 lirime të pronave, që nga marsi 2019 e deri tani Departamenti I Ekzekutimeve ka liruar 6 prona”, thuhet në raport.

Poashtu, gjatë kësaj periudhe, pra pas emërimit të menaxhmentit nga ana e Kuvendit të Republikës se Kosovës janë liruar përafersisht 40 prona.

“Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe kemi filluar me rekrutimin e stafit të nevojshem për mbarëvajtjen sa më efikase të punëve në Agjencion, pasi që gjatë katër viteve të fundit shumë nga zyrtarët kanë dhënë dorëheqje”, thuhet në fund të raportit. /Ballkani.info/

loading…