Rimeçi Joshua-Ruiz më 7 dhjetor në Arabinë Saudite
Anthony Joshua dhe Andy Ruiz do të zhvillojnë rimeçin për titujt IBF, WBA dhe WBO më 7 dhjetor, në Arabinë Saudite.
Ruizi e kishte shokuar Joshuan në New York më 1 qershor duke ia marrë tre titujt.
Ai u bë me këtë rast boksieri i parë meksikan që u kurorëzua me çmimin e më të mirit në botë.
Ruizi që ka 33 fitore dhe një humbje, e rrëzoi përtokë Joshuan në raundin e shtatë, duke ia shkaktuar humbjen e parë anglezit.
Joshua kishte fituar të gjitha 22 ndeshjet e mëhershme.
loading…