Një breshkë e madhe e ujit shfaqet në plazhin Hamallaj të Durrësit

Një breshkë e madhe uji ka dalë në breg të detit në plazhin e Hamallaj të Durrësit.

Pushuesit e kanë fotografuar kafshën me përmasa relativisht të mëdha. Siç shihet edhe nga pamjet, breshka ka dalë në pjesën e rërës së detit.

Vizitorët në Durrës janë habitur kur kanë parë kafshën e detit. Ata thanë se breshka fatkeqësisht ishte e ngordhur.

Breshkën e ka qitur në breg dje uji në det, duke qenë se ishte e ngordhur. Kafsha e ujit ka qëndruar sot në breg, ndërsa vizitorët kishin frikë t’i afroheshin/BW.

loading…