Hamburgeri më i shtrenjtë në botë, ja sa kushton (FOTO)
Kuzhinieri Patrick Shimada, i cili punon në Oak Door në Tokio, ka krijuar një burger të artë duke përdorur përbërës të shumtë.
Burgeri më i shtrenjtë në botë është në shitje në një restorant të Tokios, me një çmim prej 820 eurosh.
Chef Patrick Shimada, i cili punon në lokalin e Oak Door në Roppongi të Tokios, e që qëndron mbrapa krijimit të këtij burgeri, do të jetë në meny deri në qershor.
‘Burgeri i Artë’ është i përbërë nga një 1 kg byrek, feta viçi, foie gras (një paste luksoze bërë nga mëlçia e rosës), zhardhok këpurdhash , marule, djath, domate dhe qepë.
Mishi i madh, i cili është 15 cm i gjerë dhe 25 cm i gjatë, është i mbuluar me pluhur ari.
Burgeri është krijuar në rast të kurorëzimit të perandorit të ri japonez, Princit Naruhito.