Trajneri i Cardiffit me veprim të çuditshëm pas humbjes nga Chelsea (VIDEO)
Trajneri i Cardiffit, Neil Warnock, ka bërë një veprim të çuditshëm pasi skuadra e tij u mposht nga Chelsea në xhiron e 31-të të Premier Ligës.
Cardiffi u mposht në shtëpi 1 me 2, me dy golat e Chelseat që erdhën në shtatë minutat e fundit të ndeshjes.
Goli i parë i Cesar Azpilicuetas në minutën e 84-të ishte shënuar nga pozita jashtë loje. Kjo shtyri reagimin e Warnockut që në fund të takimit shkoi në mes të fushës afër gjyqtarëve të ndeshjes dhe vetëm i shikonte.
Neil Warnock's stare down with the officials at full time 😨😨
Glad we're not the referee or linesman right now 😬 pic.twitter.com/026qLMpgL5
— Soccer AM (@SoccerAM) March 31, 2019
Kjo humbje ia rrezikon edhe më shumë Cardiffit mbijetesën. Me shtatë ndeshje deri në fund, ky ekip është pesë pikë prapa ekipeve që mbijetojnë.