Trump takon Kim Jong-un: Është mirë të jesh me ty

Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha sot se takimi me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong-un në Hanoi ishte “i shkëlqyeshëm” dhe se ata kishin “një dialog shumë të mirë”.

“Takime të shkëlqyera” dhe “dialog shumë të mirë,” shkroi Trump në Twitter pas takimit. “Takim i madh dhe darkë me Kim Jong-un në Hanoi, Vietnam sonte,” shtoi ai.Trump dhe Kim Jong-un biseduan rreth gjysmë ore, pastaj shkuan në darkë me këshilltarët dhe përkthyesit e tyre. Bisedimet do të vazhdojnë të enjten në mëngjes.

Ata do të flasin së pari në katër sy për rreth 45 minuta dhe pastaj këshilltarët e tyre do të bashkohen me ta, njoftoi Shtëpia e Bardhë duke shtuar se të dy liderët do të nënshkruajnë një marrëveshje në fund të samitit. Pritet që Trump të kërkojë nga Kim të lejojë inspektimet e objekteve bërthamore të Koresë së Veriut për t’i identifikuar nëse ato janë mbyllur plotësisht.

Megjithatë Kim ka të ngjarë të kërkojë zbutjen e sanksioneve ose garancive të sigurisë, duke përfshirë reduktimin e pranisë ushtarake amerikane në Gadishullin Korean. Ky është samiti i dytë i liderëve pas atij vitin e kaluar që nuk solli ndonjë rezultat.