​Zana Rudi emërohet ambasadore e Kosovës në Shën Lucia

Kosova ka emëruar Zana Zeqiri Rudin si ambasadore në Shën Lucia.

Lajmi është bërë i ditur nga vet ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli.

Përmes një postimi në Twitter, Pacolli ka falënderuar këtë shtet për marrëdhëniet, siç ka thënë ai, të shkëlqyera me Kosovën.

“Falënderime Qeverisë së Shën Lucisë për pranimin e ambasadores sonë dhe për marrëdhëniet e shkëlqyera diplomatike dhe miqësore me Kosovën. Me ambasadoren Zana Zeqiri Rudi të akredituar për të shërbyer atje, ne mezi presim të punojmë së bashku në projekte me interes të ndërsjellë”, shkroi Pacolli.

Rudi shërben si ambasadore e Kosovës edhe në Panama, El Salvador, Honduras, Kosta Rika, St.Kitts & Nevis dhe Belize.