Menduh Thaçi

Menduh Thaçi: Fjalori shumë i keq i VMRO-së tregon se pozita e shqiptarëve nuk është përmirësuar si duhet

Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi, ka thënë se fjalori i VMRO-DPMNE-së – aktualisht në opozitë –  gjatë fushatës tregon që pozita e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut nuk është përmirësuar sa duhet.

Ai tha se me këto zgjedhje edhe çështja e shqiptarëve hyn në fazën finale.

“Mendoj se edhe çështja jonë e shqiptarëve hyn në fazën finale. I kemi pasë nja 30 vjet që herë pas herë kemi menduar se jemi afruar drejt zgjidhjes finale, por këto që po ndodhin në zgjedhjet e fundit, ky fjalor shumë i keq i VMRO-DPMNE-së, ky huxhum shumë i madh i maqedonasve tregon se pozitat e shqiptarëve vetëm në simbolikë janë përmirësuar, nuk janë përmirësuar si duhet”.

Thaçi tha se për këtë arsye “duhet që të ketë një angazhim shumë të madh në rundin e zgjedhjeve që Fronti të votohet me shumicë absolute” sepse, siç tha ai, “do të kemi negociata jashtëzakonisht të vështira me ta”.