Edi Rama

Me Ali Ahmetin në Tiranë, Edi Rama mesazh për Albin Kurtin?: Shqiptarët ta mbrojnë republikën e tyre nga ndikime të jashtme

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka marrë pjesë në ceremoninë ku Bashkia e Tiranës e ka nderuar me titullin “Qytetar Nderi” liderin e BDI-së, Ali Ahmeti.

Në këtë mënyrë, në asamblenë e bashkisë Rama është kthyer pas 13 vitesh.

Duke bërë batutë, Rama ka thënë se në këtë sall vetëm Ali Ahmeti mund ta sillte.

Në adresimin e tij, Rama ka thurur lavde të mëdha për Ali Ahmetin.

Ai ka thënë se Tirana sot po e nderon një shqiptar ndër më të mirët e historisë tonë kombëtare.

Duke pasur parasysh se për kë duhet të flas sot, kisha shumë frikë se mund tu mbaj me orë të tëra për figurën personalitetin dhe karakterin e Ali Ahmetit. Shumë i nderuar dhe i dashur kryetar, Ali Ahmeti, të nderuar miq dhe të ftuar sot Tirana nderon një shqiptar ndër më të mirët e historisë sonë kombëtare. E shkruar me stërmundime të jashtëzakonshme, jo vetëm shkak për fuqitë e mëdha, as vetëm për shkak fqinjësh më të fuqishëm, por edhe për shkak shqiptarësh të këqinj të cilët armët e luftës dhe demokracisë i përdorin kundër njëri tjetrit, pa pasur gajlen më të vogël se mes njëri tjetrit dhe të huajit të zgjidhnin të huajt. Nuk besoj se ndonjë komb tjetër në Ballkan, e ka vuajtur më shumë përçarjen mes vetes më shumë se shqiptarët”, ka thënë Rama, raporton TCh.

Ai ka folur për rezistencën e armatosur të lideri të BDI-së.

Ali Ahmeti është një shqiptar ndër më të mirët, i cili vite më parë iu ngjit maleve të rezistencës për liri dhe të drejta të barabartë të vëllezërve dhe motrave tona në Maqedoni, me armët luftarake dhe asaj rezistence nuk kërkoi as gjakderdhje, as hedhjen në erë të shtetit të pavarësuar nga shpërbërja e Jugosllavisë. Armët në krahun e asaj rezistence malesh nuk synon ndarjen e Maqedonisë por bashkimin e saj nën të njëjtin flamur vlerash dhe parimesh mes vlerave demokratike të dy popujve, rruga e rezistencës së maleve që Ali Ahmeti e hapën me armët në krah, ishte rruga e një vizioni patriotik paqeje”, është shprehur ai.

Kryeministri shqiptar ka bërë me dije se pa Ali Ahmetin shqiptarët e Maqedonisë nuk do të kishin sot të drejtat që kanë.

Ato armë në krah nuk ishin as një blof politikanësh të verbuar nga etja për pushtet dhe as një shaka aventurierësh. Është ende herët për tu shkruar historia e kësisoj shqiptari ndër më të mirët, por nuk është herët të thuhet se ndër shqiptaret e kësaj kohe, ndër të cilat shkëlqe edhe ndryshimi rrënjësor i shqiptarëve në Maqedoni, Ali Ahmeti është mjeshtri unë më i madh i përdorimit të armës së demokracisë për të afirmuar subjektivitetin tonë kombëtar. Pa Ali Ahmetin shqiptarët e Maqedonisë nuk di ishin sot në ditën më të mirë”, është shprehur Rama.