​UEFA dënon Anglinë, kjo është arsyeja

Federata angleze është gjobitur me 25,630 funte nga UEFA pasi tifozët e Anglisë e penguan me lazer portierin e Danimarkës Kasper Schmeichel në gjysmëfinale të EURO 2020.

FA u ndëshkua pasi një lazer u drejtua në sytë e portierit kur Harry Kane shënoi golin vendimtar në fitoren 2-1 pas kohës shtesë.

Schmeichel e mbrojti penalltinë, por sulmuesi i Tottenhamit shënoi pas topit të kthyer dhe i dërgoi “Tre Luanët” në final kundër Italisë.

Dënimi u konfirmua të Shtunën nga organi qeverisës Evropian dhe UEFA.