Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, sot ka pritur në takim arkitektin nga Gjilani, Lulzim Bexhetin, shkruan Ballkani.info.

Në këtë takim, Haradinaj ka informuar se Bexheti, ka vendosur që angazhimin e tij për vendin ta japë në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, duke iu bashkuar vizionit tonë për një Kosovë të sigurt e të zhvilluar ekonomikisht.

“Eksperienca e tij e suksesshme profesionale e ka frymëzuar të shkojë edhe më tej në botën e biznesit, duke arritur sukses të shkëlqyer. Ai ka kohë që përvojën e tij e ka vënë në shërbim të Atdheut. Në zgjedhjet e fundit komunale ishte kandidat i pavarur për kryetar të Gjilanit. Nga sot, Lulzimi ka vendosur që angazhimin e tij për vendin ta japë në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, duke iu bashkuar vizionit tonë për një Kosovë të sigurtë e të zhvilluar ekonomikisht”, ka shkruar Haradinaj.

Arkitekti nga Gjilani Lulzim Behxheti, është një arkitekt i suksesshme në Finlandë. Ai ka diplomuar në Universitetin e Helsinkit, dega Arkitekturë Inxhinierike./Ballkani.info