Rafet Prekazi nga sot është pjesë e skuadrës së Trepçës nga Mitrovica.

“Zehetarët” kanë nisur një mobilizim në skuadër dhe pas arritjes së donatorëve të ri klubi qysh tash ka hapur kandidaturën që edicionin e ri të luftojë për rikthim në elitë.

Trepça sot ka prezantuar si drejtor sportiv të mirënjohurin Rafet Prekazi.

Njoftimi i plotë i FC Trepça:

Sot ne zyren e klubit u bë prezantimi i drejtorit te ri sportive Rafet Prekazi ish futbollist dhe trajner i KF Trepçës duke ju bashkuar projektit të ri të klubit.

Nexhmedin Haxhiu :

Sot kemi filluar një kapitull të ri në skuadrën e KF Trepçës, klubi ynë nga sot fillon një riorganizim ku synimi ynë kryesore është rikthimi i KF Trepçës në Superligën e Kosoves. Organizimin e klubit e fillojm me legjendën e futbollit Kosovar Rafet Prekazi, i cili është emëruar Drejtor Sportiv i Klubit.

Rafet Prekazi :

Jam shume i lumtur që jam rrikthyer në folen time besoj se kemi te bejme me nje projekt shume serioz ku ne momentin e pare qe me eshte prezentuar nuk kam hezituar dhe e kam pranuar ftesen ti bashkangjitem klubit dhe ta rrikthejm namin e dikurshem te skuadres se KF Trepçës në majat e futbollit Kosovarë, ku prioritet eshte rrikthimi ne Superligen e Kosovës. /Ballkani.info