​Refuzohet ankesa e Tottenham: Son pezullohet me tri ndeshje

Sulmuesi i Tottenham Heung-min Son do të humbasë tre ndeshjet e ardhshme për shkak të kartonit të kuq në derbin kundër Chelsea fundjavën e kaluar.

Organi disiplinor i Premier Ligës ka refuzuar ankesën e Spurs për të përjashtuar futbollistin korean, kështu që sulmuesi i krahut të skuadrës së Jose Mourinho do të ketë kohë të lirë rreth Vitit të Ri.

Son në duelin kundër Chelsea kishte goditur mbrojtësin e ‘bluve’ Antoni Rudiger dhe pas shikimit të VAR-it, ai u përjashtua nga takimi.

Ky ishte kartoni i dytë direkt për Son këtë sezon, pasi herën e kaluar ai “u skuq” kundër Everton në “Goodison Park” pas ndërhyrjes së ashpër ndaj  Andrea Gomes. Vetëm disa ditë pas incidentit, futbollisti korean u lirua nga pezullimi pasi ndërhyrja e tij nuk ishte e qëllimshme.