​‘Postieri’ shpërndanë dhurata për fëmijët në Klinikën e Pediatrisë

“Postieri” , Shoqata Sindikale e Punëtorëve të Postës, ka shpërndarë sot dhurata për fëmijët e shtrirë në klinikën e Pediatrisë në Prishtinë.

Anëtarja e kësaj shoqate, Vjollca Shala Mulaj, u shpreh se rreth 150 punëtorë të kësaj shoqate kanë mbledhur mjete për t’i blerë këto dhurata për fëmijët e sëmurë.

“Anëtarët e Shoqatës Sindikale Postare të Postës së Kosovës kemi mbledhur fonde për blerjen e këtyre dhuratave, në mënyrë që ato t’ua dhurojmë fëmijëve që gjendet në Klinikën e Pediatrisë”, tha ajo.

Këtë gjest e ka mirëpritur doktoresha Rufadie Maqastena Maxhuni, e cila i ka falënderuar punëtorët për sjelljen e këtyre dhuratave