​Modelja e lidhur me yllin e Romës, ja çfarë i bën Neymar

Prej ditësh qarkullonin zëra se futbollisti Nicolo Zaniolo dhe modelja Chiara Nasti kishin nisur një romancë.

Por, tashmë këto nuk janë më vetëm thashetheme, pasi çifti e ka bërë zyrtare lidhjen dhe është shfaqur në publik, me anë të fotove në rrjetet sociale.

Disa ditë më parë modelja kishte përfunduar edhe në shënjestrën e brazilianit Neymar.

Ylli i PSG-së i kishte dhënë sinjalet e flirtit me bukuroshen duke u dhënë “pëlqime” fotove të nxehta që italiania kishte postuar në “Instagram”.