​Merkel apelon për kujdes përkundër rënies së numrit të pacientëve me COVID-19

Kancelarja gjermane Angela Merkel u bëri thirrje sot qytetarëve që t’u përmbahen masave për të mbajtur distancën sociale, por ajo theksoi se numri i rasteve të reja me koronavirus ka qenë “në një nivel të ulët” tash e sa kohë.

Pas bisedimeve me kryeministrat e 16 shteteve federale, Merkel konfirmoi se ishte arritur një marrëveshje për të zgjatur ndalimin e mbajtjes së ngjarjeve të mëdha, të paktën deri në fund të tetorit, në mënyrë që të shmanget një valë e re e koronavirusit.