​Maqedoni, aktakuzë kundër 7 personave për pjesëmarrje në luftëra të huaja

Aktakuza për pjesëmarrje në ushtri të huaj, formacione paraushtarake dhe parapolicore kundër shtatë shtetasve të Maqedonisë, parashtroi prokurori publik kompetent nga Prokuroria Publike Themelore për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsion, pas procedurës së zbatuar hetuese.

“Të akuzuarit si luftëtarë të huaj terrorist në mënyrë aktive kanë marrë pjesë në luftërat në Siri dhe Irak. Me qëllim të bëhen pjesëmarrës në formacionet paraushtarake e kanë braktisur territorin e Republikës së Maqedonisë dhe kanë shkuar në Siri ku janë trajnuar dhe kanë marrë pjesë si luftëtarë të SHI.
“Përveç që kanë marrë pjesë në formacionet paraushtarake jashtë Republikës së Maqedonisë, të akuzuarit kanë siguruar, kanë mbledhur mjete financiare dhe materiale për personat të cilët marrin pjesë në këto formacione, duke i shfrytëzuar rrjetet sociale dhe llojet e tjera të komunikimit kanë bërë thirrje, rekrutuar dhe persona tjerë të marrin pjesë në formacionet paraushtarake jashtë Republikës së Maqedonisë. I akuzuari të cilit ngarkohet për dy vepra penale – Pjesëmarrje në luftë të huaj, formacione paraushtarake dhe parapolicore dhe organizatë terroriste ka qenë pjesëtar i organizatës terroriste ‘Shteti Islamik”, thuhet në kumtesën e PPRM.

Personat akuzohen se kanë kryer vepër penale – Pjesëmarrje në luftë të huaj, formacione paraushtarake dhe para policore, e paraparë dhe e ndëshkuar me nenin 322-a paragrafi 3, ndërsa një person akuzohet për vepër të kryer penale Organizim terrorist sipas nenit 394-a paragrafi 2 i Kodit Penal.
Pesë prej të akuzuarve janë pesë e procedurave hetimore në suaza të aksioneve paraprake të njohura në opinion si Qelia 1 (gusht 2015) dhe Qelia 2 (korrik 2016) por ishin të pa qasshëm për organet e policisë dhe për ato ka pasur fletë-arreste vendor dhe ndërkombëtare.