​Kryeministri premton mbështetje për pronarin e ELKOS-it edhe në Shqipëri

Kryeministri i Kosovës, të premten ka vizituar kompaninë “ELKOS Group”, duke parë kështu nga afër punën në fabrikën e prodhimit “Egi Group” prodhimtareve të qeseve të plastikës, të letrave të lagura, të cilat funksionojnë në kuadër të kompanisë “Elkos Group”.

Shefi i Qeverisë tha se kjo kompani është storie e suksesit në Kosovë. Ramush Haradinaj tha se befasia e tij është se nuk ka shkuar në Elkos-ETC, por tek ajo që ka lindur nga ETC, pra tek prodhimi, që sipas tij është një lajm i mirë për Kosovën.

Ai ka përgëzuar punën në këtë kompani, duke shtuar se si e tillë punëson mijëra njerëz, ku sipas tij, kjo kompani është edhe kontribuuesi më i madh në buxhet të Kosovës.

Ndërkaq, drejtori i kompanisë “Elkos Group”, pas vizitës së kryeministrit në fabrikën e prodhimit “Egi Group”, u zotua se kjo është një prej industrive ma të mëdha ushqimore.

Shefi i Qeverisë është i gatshëm që deputetin që një kohë ishte në partinë e tij ta mbështes në hapjen e qendrës tregtare në Tiranë, ku ka pasur disa probleme.

Ai tha se është i gatshëm të mbështes pronarin e Elkosit, për hapjen e qendrës tregtare në Tiranë, sepse sipas tij është në interes të Kosovës, që të zgjerohet ekonomia.

Ramiz Kelmendi, ka theksuar se në këtë kompani janë të punësuar rreth 3500 punëtorë, ku deri ka fundi i vitit ai u zotua se numri i punëtorëve do të jetë 4000.

https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/videos/2328142144132849/