​Kolona të gjata të automjeteve në magjistralen Prishtinë-Pejë VIDEO

Reshjet e fundit të borës kanë vështirësuar qarkullimin në disa rrugë të Kosovës.

Përkundër që Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se rrugët janë të kalueshme, një gjë e tillë duket se nuk është edhe në magjistralen Prishtinë-Pejë.

Në disa fotografi dhe video nga lexues të KosovaPress-it shihet se pjesa e magjistrales Prishtinë-Pejë, përkatësisht në Kullë të Krivovës është e pa pastruar dhe ka kolona të gjata të automjeteve.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka apeluar për kujdes të shtuar te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion për shkak të reshjeve të borës dhe ngricave në rrugë.