​Haradinaj i zgjonte ushtarët me këngën ‘Kah po shkon moj zanë’

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, është pyetur nga gazetarët sot në konferencën për shtyp edhe për pasionin që duket që e ka për të kënduar.

Haradinaj ka thënë se këngën e ka filluar në luftë dhe nuk e dhe se nuk e ka të qartë nëse ka kënduar nga frika apo nga qejfi.Ai thotë se me këtë këngë i zgjonte ushtarët e UÇK-së nga gjumi.

“Unë këngën e kam filluar në luftë nuk e di a prej tutës a prej qefi. Në luftë kënga që e kam kënduar ka qenë “Kah po shkon o moj zanë” me këtë këngë i kam zgjuar nga gjumi ushtarët e UÇK-së, edhe të gjithë ushtarët e kanë pasur mërzi këtë këngë”, tha ai.