Kendall Jenner

Kendall Jenner bën një paraqitje fantastike, në një fushatë me rroba banje për “FWRD”

Kendall Jenner duket fantastike për fushatën e re verore të “FWRD”.

Ylli i pasarelave, e cila shfaqet në kopertinën e numrit të verës të “Vogue”, pati një fillim të mirë në sezonin e rrobave të banjës, teksa modeloi një sërë bikini seksi në xhirimin seriozisht me avull.

Pavarësisht nëse ajo ishte shtrirë në pishinë ose duke u ngjitur në një “Porsche” klasike, Kendall ishte një pamje për t’u parë në këtë fushatë, shkruan DailyMail.

Kendall nuk kishte veshur pothuajse asgjë në disa nga fotografitë, dy prej tyre shfaqnin modelen duke dalë ‘topless’.

Në një imazh tjetër, ajo u përkul, teksa qëndronte me bikini të kuqe me lule, që shfaqte në perfeksion fizikun e saj të tonifikuar.

Në një fotografi tjetër, Kendall u relaksua buzë një pishine me një tjetër bikini blu.

Në mesin e shkrepjeve ishte një e ulur në banak teksa një burrë, në dukje nudo, po bënte dush.

Një tjetër model ishte gjithashtu pranë saj, teksa ajo bënte po merrte rreze.