LDK

Abdixhiku mbledh sot kryetarët e degëve të LDK-së

Burimet te Ballkani.info bëjnë me dije se kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka ftuar sot në takim kryetarët e degëve të LDK-së, në Selinë Qendrore të partisë së tij, në pasditen e sotme.

Arsyeja e këtij takimi të thirrur nuk dihet ende, por pritet që të merret vesh pas takimit.

Ky takim vije, një ditë pas takimit që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti zhvilloi me kreun e PDK-së, Memli Krasniqi.