​Gjendet pa shenja jete një person në Istog

Një person është gjetur pa shenja jete në dhomën e tij në fshatin Llukavc i Begut në Istog. Policia ka bërë të ditur se viktima ishte i gjinisë mashkullore.

Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Rasti është inicuar si, hetim i vdekjes.

“Llukavc i Begut, Istog 24.08.2022-04:00-08:00. Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në dhomën e tij. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.