​Elvana Gjata takohet me Vjosa Osmanin, i dhuron albumin “Çelu”

Këngëtarja e njohur Elvana Gjata është pritur sot në takim nga presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.

Elvana Gjata me këtë rast i ka dorëzuar presidentes Osmani albumin e saj të fundit “Çelu”.

“E lumtur për pritjen dhe bisedën e ëmbël për muzikën e artin, të ardhmen dhe shpresën për ditë më të bukura për të gjithë shqiptarët. #womenempowerement #çelu”, shkruan këngëtarja në Facebook.