Dezinfektohet kompleksi memorial “Adem Jashari”
Kryetari i Komunës së Skenderajt Bekim Jashari ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme është kryer dezinfektimi i kompleksit memorial “Adem Jashari”.
“Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, nën menaxhimin e Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale, është dezinfektuar në mënyrë vullnetare nga kompania “Pastrimi”- Skenderaj, që ne si komunë kemi kontraktuar për të bërë dezinfektimin e objekteve institucionale lokale, arsimore, kulturore e sportive në komunën e Skenderajt. Panik JO, Kujdes PO!”, ka shkruar Jashari në një status në Facebook.