​Devolli: Fitimi i Z-Mobile nga kontrata me PTK-në është mbi 5 milionë euro

Biznesmeni Blerim Devolli, njëherësh pronar i operatorit virtual për telefoni mobile Dardafon.net L.L.C e njohur si “Z-mobile”, theksoi se në kompaninë e tij kanë investuar 7-8 milionë euro.

Gjatë intervistimit Devolli është përgjigjur duke u konsultuar me bashkëpunëtorët e tij të cilët po marrin pjesë në Komision bashkë me të.Ai ka thënë se nuk e njeh askënd në Telekom e as ata që kanë qenë në PTK.

Devolli mohoi se ish kryetari i Bordit të Autoritetit Rregullativ Ekrem Hoxha të ketë qenë ndonjëherë punëtor i kompanisë Devolli. I pyetur nga kryesuesi Visar Ymeri per të hyrat financiare, Devolli tha se i gjithë fitimi i kompanisë Z Mobile nga kontrata me PTK-në është mbi 5 milionë euro.