Presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, nuk i ka pëlqyer qëndrimi i Departamentit Amerikan të Shtetit lidhur me dy emrat e propozuar për pozita në Qeverinë e re të Serbisë, emrat të cilët janë nën sanksionet e SHBA-së.
Vuçiq ka thënë se s’është i kënaqur me reagimin amerikan dhe se Qeveria e Serbisë është zgjedhur nga qytetarët serbë,.
“Shpresoj që do të kemi marrëdhënie të mira me partnerët tanë amerikanë. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që të kemi marrëdhënie të mira. Nuk jam i kënaqur me reagimin e tyre, por Qeveria e Serbisë është e zgjedhur nga qytetarët e Serbisë”, tha Vuçiq.
LEXO EDHE:







