​Ceferin zbulon se si e “tradhtoi” Agnelli për krijimin e Superligës

Presidenti i UEFA-s Aleksander Ceferin thotë se ndihet i tradhtuar nga presidenti i Juventusit Andrea Agnelli pasi ky i fundit ra dakord të bashkohej me Superligën e re Evropiane.

“Bianconerët” janë bërë një nga 12 skuadrat që po këmbëngulin për t’u larguar nga Liga e Kampioënve dhe për të kaluar në Superligën e re Evropiane.

Sipas “TuttoSport” Ceferin ndihet tejet i zhgënjyer me Agnellin për shkak të miqësisë që kishte me të dhe se nuk do ta imagjinonte kurrë një lëvizje të tillë nga ai.

Ata kishin një marrëdhënie të shkëlqyeshme dhe të ngushtë pune që lehtë mund të shihej si një miqësi.

Agnelli ishte kryetari i Shoqatës Evropiane të Klubeve dhe ishte në bordin e drejtorëve të UEFA-së.

Madje thuhet se Ceferin e kishte kontaktuar Agnellin të shtunën në lidhje me këtë çështje për të cilin presidenti i Juventusit i kishte thënë se janë vetëm zëra dhe asgjë më shumë dhe më pas ia kishte mbyllur telefonin.

Një veprim të tillë Ceferinë e ka konsideruar tradhti të madhe.