​Balla: Basha është nxitës dhe orkestrues i dhunës

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka akuzuar Bashën si nxitësin kryesor të dhunës në vend.
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Balla tha se vrasësit e protestuese 8 vite më parë duan të vijnë në pushtet me dhunë.

“Dua ti drejtohem personalisht Lulzim Bashës, si nxitësi dhe orkestruesi kryesor i dhunës opozitare sot në Kuvend. Kushdo e mbështet thjesht dhe vetëm sa largon Shqipërinë nga Evropa dhe nxit destabilitetin në vend. Shqiptarët nuk kanë parë kurrë një lider opozitë që të bëjë thirrje të hapur për të goditur forcat e rendit dhe institucioneve. Të gjitha maskat kanëi rënë. Ata që vranë protestuesit pra 8 vitesh duan të vijnë prapë në fuqi përmes forcës dhe dhunës”, deklaroi Balla.

Ndërkohë që Kuvendi i Shqipërisë po mban seancën e rregullt, jashtë saj protestuesit po kërkojnë largimin e qeverisë dhe zgjedhje të reja.