​Bajrami: Kemi harmonizuar veprimet për zbatim efikas të programit për rimëkëmbje ekonomike

Ministrja e Ekonomisë Hykmete Bajrami sot është takuar me përfaqësuesit e BQK-së, Fondit të Kursimeve Pensionale, Shoqatës së Bankave të Kosovës dhe ATK-së, me të cilët ka biseduar për thellimin e bashkëpunimit me qëllim të rimëkëmbjes ekonomike.

Në një postim në Facebook, ministrja Bajrami shkruan se në këtë takim janë dakorduar për harmonizimin e veprimeve sa i përket zbatimit efikas të programit për rimëkëmbje ekonomike përmes masave që nxisin aktivitetin ekonomik në Kosovë.