Ish-gjyqtari

Kryeziu: Kurti të dërgojë në Kushtetuese draftin e Asociacionit, e largon nga vetja si barrë

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti dhe krerët e shtetit se nuk po bëjnë punë serioze në trajtimin e kërkesave nga ndërkombëtarët.

Kryeziu ka thënë se Kurti duhet t’i kryejë detyrat e shtëpisë dhe obligimet, pasi nëse nuk kryhen do të ketë pasoja gjithëpërfshirëse, duke iu referuar kështu kërkesës së ndërkombëtarëve për Asociacionin si kusht për anëtarësim në KiE.

Kërkesat nga ShBA-ja, sipas tij, duhet të përmbushen dhe të mos merren vetëm në këndvështrimin politik, duke thënë se Kurti nuk është vetëm kryeministër i LVV-së, por i të gjithë qytetarëve.

“Kurti duhet të kryejë detyrat e shtëpisë dhe nuk mundet pa i kryer se pasojat janë të mëdha, gjithëpërfshirëse. Nuk duhet të bëjë hajgare me shtetin, nuk janë duke u bërë serioze nga shteti, nuk është vetëm kryeministër i LVV-së, por i gjithë qytetarëve. Kjo duhet të shihet nga këndi i shtetit e jo nga ana politike”, ka deklaruar Kryeziu.

Ai ka thënë se Kurti duhet ta dërgojë draft-statutin për Asociacionin në Kushtetuese dhe ta largojë nga vetja si barrë.

“Ta dërgojë në Kushtetuese dhe e largon nga vetja si barrë”, ka vijuar Kryeziu./dukagjini/