​​Nuk lejohet festimi i 28 Nëntorit në Shkup

Marin Mema ka ftuar shqiptarët që të festojnë Ditën e Pavarësisë më 28 Nëntor në qytetin e Tetovës.

Në një video që ka postuar, ai ka bërë të ditur se do të dëshironin që këtë ditë të rëndësishme për shqiptarët ta shënon në qytetin e Shkupit, por që një gjë e tillë nuk është lejuar nga autoritetet.

Manifestimi “Marsh Mbarëkombëtar” fillon nga ora 17:00 dhe marrin pjesë këngëtarë dhe artist nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe viset tjera shqiptare.