​​IKSHP: Mos e helmoni mjedisin tuaj!

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës bën apel që qytetarët ta ruajnë mjedisin, pasi ndotja e mjedisit që po shkaktohet sjellin dëme të mëdha në jetët tona, infrastrukturë dhe mjedis.

Njoftimi i plotë i IKSHP-së:

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës bën apel që qytetarët ta ruajnë mjedisin sepse ndotja e mjedisit që po shkaktohen përditë sjellin dëme të mëdha në jetët tona, infrastrukturë dhe mjedis. Ruajeni mjedisin ku jetoni duke mbrojtur dhe duke ricikluar. Në Ujëvarat e Mirushës në pjesën e poshtme të lumit Mirusha janë gjetur në sasi e madhe e peshkut të ngordhur! Ky indikator flet për ndotjen e mjedisit dhe ujit! Mos e helmoni mjedisin Tuaj!