Asociacioni

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, ka thënë se është e qartë që Asociacioni është kushtëzim për anëtarësimin e Kosovës më 16 maj.

“Kushtëzim i qartë se Asociacioni do dërgohet në Kushtetuese para 16 majit”, tha Peci.

Sipas tij, nëse drafti i Asociacionit nuk dërgohet në Kushtetuse para 16 majit, jo që do votohet kundër anëtarësimit në KiE, por nuk do të hyjë anëtarësimi as në rend të ditës.

“E humbim shansin që të hyjmë në Këshill të Evropës, do ketë pasoja të shumta për Kosovën. Serbia përsëri do kalojë në avantazh”, u shpreh Peci në RTV21.