​Vidhen para e ari në një shtëpi në Suharekë

Një person në Suharekë ka raportuar në Polici se person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e shtëpisë së tij dhe nga aty kanë arritur të vjedhin, një sasi stoli ari dhe një shumë të konsiderueshme të parasë.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, njofton PK-ja.