​Reagon Mbretëria e Bashkuar pas rrëzimit të Qeverisë

Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë, ka reaguar pas rrëzimit të Qeverisë Kurti.

Kjo ambasadë ka bërë thirrje që të respektohet Kushtetuta dhe të mbrohet populli i Kosovës në këtë situatë kur po përballet me koronavirusin.

Ky është reagimi i plotë:

Mbretëria e Bashkuar mori parasysh votën e mosbesimit në Kuvend më 25 mars dhe bën thirrje që Kushtetuta të vazhdojë të respektohet.

Mbrojtja e popullit të Kosovës gjatë kësaj urgjence shëndetësore duhet të jetë prioriteti i parë i qeverisë së re ose qeverisë në detyrë.