Federata e Futbollit të Kosovës ka zyrtarizuar dy ndeshjet miqësore të Kosovës U21.

Me datë 3 qershor, ‘Dardanët’ e rinj do të përballen me Turqinë U21 në Sehir.

Më pas, më 6 qershor, Luksemburgu U21 do të jetë kundërshtari i radhës, me ndeshjen që do të zhvillohet në Kampin Nacional në Hajvali.