Zyrtari i LDK-së reagon pas publikimit të përgjimit ku Nagavci flet për Osmanin: O kuku!

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Bajram Gecaj, ka reaguar par publikimit të përgjimeve ku dëgjohet Arbërie Nagavci duke folur për Vjosa Osmanin.

Gecaj tha se Osmani ka kaluar nga partie e cila e nderoi dhe e privilegjoi tek partia ku konsiderohet vetëm numër.

“O kuku çka i boni vetit” … nga partia e cila e nderoi dhe e privilegjoi, në kotillën ku konsiderohet hiq tjetër pos numër! Arbërie Nagavci: Këta tjerët mujnë me e marrë përgjegjësinë, mujnë me marrë votë të OJQ-ve për shembull, të qytetarëve. Vjosa merr vet,…prej nesh. Kush vjen me ne, krejt marrin vota”, ka shkruar Gecaj në një postim në “Facebook”.