Përgjimi / Arbërie Nagavci ankohet se Vjosa Osmani do t’i marrë vota VV-së VIDEO

Shkrirja e Vjosa Osmanit në listën e VV-së për deputetë duket se nuk është pritur mirë. Në një audio-incizim të nënkryetares Arbërie Nagavci, ku dëgjohet duket folur në një takim të brendshëm partie.

Në këtë audio-incizim të siguruara nga portali, ajo dëgjohet duke u ankuar se Vjosa nuk ka ekip, dhe vetëm mundet ndonjë votë të shoqërisë civile me marrë por pjesën tjetër do ta përfitoj në kurrizë të VV-së.

Kjo është biseda e saj me anëtarët e VV-së në një takim:

Arbërie NagavciUnë mendoj që Vjosa ka me bo, nuk e bën me këta. Nuk ka me pasë deputetë. Kjo ka me pasë ma shumë të tjerë. Qita këshilltarët e vet që i ka, ekipin. Tash i ka 10, 15 vetë. I ka, i ka Vjosa.

XPo, po. Duhet me pasë ky këshilltari. Po Fatoni osht, ka bazë elektorale.

Arbërie NagavciPër shembull, Fatoni munet me i marrë pjesët e LDK-së.

XPo, edhe këta drejtorat që i kanë.

Arbërie NagavciKëta tjerët mujnë me e marrë përgjegjësinë, mujnë me marrë votë të OJQ-ve për shembull, të qytetarëve. Vjosa merr veç prej nesh. Kush vjen me ne, krejt marrin vota.