Zyrtare: Xherdan Shaqiri nis stërvitjet me ekipin zviceran, kjo është arsyeja

Xherdan Shaqiri i është bashkuar ekipit zviceran, Lugano në stërvitje. Klubi elitar zviceran ka bërë të ditur se reprezentuesi zviceran ka nisur stërvitjet me ekipin nga ditë e hënë (sot) deri më 13 nëntor të këtij viti për t’u përgatitur për Kupën e Botës që mbahet në Katar.

Siç njofton uebfaqja zyrtare e Luganos, ka qenë vet ideja e Shaqirit për t’u stërvitur me ekipin e tyre, shkruan Demokracia.com.

“FC Lugano SA njofton se Xherdan Shaqiri do të stërvitet me Ekipin e Parë të FC Lugano nga dita e sotme e hënë 24 tetor deri të dielën 13 nëntor 2022. Prania e reprezentuesit është bërë nga dëshira e tij për të përgatitur më mirë Kupa e Botës 2022 në Katar dhe është e mundur falë autorizimit të Major League Soccer, ligës me të cilën është nën kontratë dhe pronësisë së Chicago Fire”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Kupa e Botës nis në nëntor dhe zgjat një muaj. Zvicra në ndodhet në Grupin G së bashku me Brazilin, Kamerunin dhe Serbinë.