FC Prishtina dhe mbrojtësi Ardi Ajdini kanë arritur marrëveshje për bashkëpunim me ç’rast kanë nënshkruar kontratë tre-vjeçare.
Ajdini më parë ka qenë pjesë e 2 Korrikut ku edicionin e fundit i ka regjistruar 25 paraqitje me ekipin në Ligën e Parë dhe një ndeshje në Kupën e Kosovës teksa e ka realizuar një gol.
19-vjeçari një edicion më parë (2020/21) ka luajtur edhe te Besa e Pejës në Superligën e Kosovës teksa është paraqitur në 30 ndeshje dhe e ka realizuar një gol.
Ajdini që është produkt i 2 Korrikut ka qenë pjesë e Kosovës U-17, U-19 dhe U-21./Demokracia.com/







