Sergio Reguilon ndryshon ambient, me mbrojtësin që tashmë është pjesë e një tjetër klubi në Premier League.
Brentford ka zyrtarizuar afrimin e spanjollit përmes rrjeteve sociale, ku i uron mirë se ardhje 27-vjeçarit.
Menjëherë pasi përfundoi huazimin te Manchester United dhe u rikthye te Tottenham, Reguilon u largua sërish nga “Spur” për t’u huazuar te Brentford deri në përfundim të këtij sezoni. /Ballkani.info







