ZYRTARE: Malisheva përforcohet me futbollistin shqiptar nga Maqedonia e Veriut

Malisheva është përforcuar me transferimin e futbollistit Medin Bajrami.

Skuadra nga “Liman Gegaj” kanë zyrtarizuar transferimin e futbollistit shqiptar që vjen nga klubi shqiptar, Renova.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e klubit të Superligës së Kosovës në futboll.

“Kemi kënaqësinë të konfirmojmë se kemi kompletuar transferimin e Medin Bajramit nga KF Renova e Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin zyrtar

24-vjeçari gjatë karrierës së tij më parë ka qenë pjesë edhe e Belasica në Maqedoninë e Veriut, Mariborit e Draa Ptujit në Slloveni./