ZYRTARE: Luis Enrique largohet nga drejtimi i Kombëtares së Spanjës

Luis Enrique është larguar në pozita e trajnerit të Kombëtares së Spanjës.

Lajmi është bërë i ditur nga uebfaqja e Federatës së Futbollit të Spanjës.

“RFEF dëshiron të falënderojë Luis Enrique dhe të gjithë stafin e tij stërvitor në krye të kombëtares absolute në vitet e fundit”, thuhet ndër tjerash në komunikatën e spanjollëv

Luis Enrique me Spanjën arriti në gjysmëfinale të Euro 2020, kurse në Botërorin 2022 u eliminua në 1/16, në ndeshjen ndaj Marokut.

Roberto Martinez përmendet si një nga opsionet që mund ta zëvendësojë trajnerin Luis Enrique.