ZYRTARE: “Lewandowski” i Malishevës nënshkruan me KF Ballkanin

Futbollisti Albion Rrahmani është transferuar tek KF Ballkani.

Lajmi është konfirmuar nga skuadra suharekase në llogarinë e tyre në Facebook.

“Paraqitjet mbresëlënëse të cilat i ka pasur ne FC Malisheva e kanë bërë qe atij ti vihet pseudonimi “Lewandovski”. Paraqitjet e tij nuk kanë kaluar pa u vënë re nga klubi ynë, andaj me çdo ngulm kemi insistuar qe Albionin ta sjellim ne klubin tonë”, thuhet në njoftim.

Rrahmani tek skuadra e re ka nënshkruar kontratë 3 vjeçare.