Zyrtare: Lampard do ta mbajë në skuadër Mason Mountin, nënshkruan kontratë 5-vjeçare

Mason Mount do të mbetet në skuadrën e Chelseas. Ai ka nënshkruar kontratë 5-vjeçare, deri më 2024.

Frank Lampard, për shkak të dënimit nga UEFA, ka vendosur që ta mbajë në skuadër mesfushorin 20-vjeçar, Mason Mount.

Ai ka nënshkruar kontratë 5-vjeçare me “Blutë e Londrës”, deri më 2024.

Sezonin e kaluar, Mason ishte i huazuar te Derby, ku shkëlqeu me trajnerin Frank Lampard, duke shënuar 11 gola në 44 paraqitje çka edhe vendosi ta ndalë tani në “Stamford Bridge”.

“Është moment i madh krenarie për mua dhe familjen time”, tha Mount.

“Gjithmonë kam synuar që një ditë të luaj për ekipin e parë. Mezi pres të nis sezoni dhe do të punoj shumë që të kem ndikim dhe të ndihmoj Chelsean”.

“Kam qenë këtu që një kohë të gjatë dhe shpresoj të qëndroj sa më shumë”.

Mount, 20, iu bashkua Chelseas më 2005, në moshën 6-vjeçare dhe ka qenë pjesë e të rinjve që fituan FA Youth Cup më 2016 dhe 2017.

loading…