ZYRTARE: Kosova në Grupin I, Zvicra e Xhakës dhe Shaqirit një nga kundërshtarët

Kombëtarja e Kosovës ka mësuar kundërshtarët në grup për kualifikimet e Kampionatit Evropian të futbollit “Euro 2024” në shortin e hedhur sot në Frankfurt të Gjermanisë.

“Dardanët” do të jenë në Grupin I së bashku me Zvicrën, Izraelin, Rumaninë, Bjellorusinë dhe Andorën, raporton Demokracia.com.

Ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian nisin në muajin mars të vitit 2023.

Kujtojmë se Kampionati Evropian do të mbahet në tetë qytete të Gjermanisë.