Ashtu siç është raportuar tash e një kohë, ashtu edhe ndodhi. James Rodriguez është lojtari më i ri i Evertonit.
Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, klubi nga qyteti i Liverpoolit ka bërë të ditur se ka kompletuar transferimin e kolumbianit.
29 vjeçari ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me klubin nga Premier Liga, me mundësi vazhdimi edhe për një tjetër vit.
Te Evertoni, reprezentuesi i Kolumbisë do ribashkohet me trajnerin italian, Carlo Ancelottin, me të cilin bashkë kanë qenë edhe te Real Madridi.
Evertoni nuk ka bërë të ditur shumën e transferimit, por raportohet se klubi anglez ka paguar 22,40 milionë euro.







