Juan Camilo Mesa

Zyrtare: Drita përforcohet në mbrojtje me ekuadorianin Juan Camilo Mesa

Drita ka vazhduar me përforcime, derisa Juan Camilo Mesa është lojtari më i ri i gjilanasve.

Qendërmbrojtësi ekuadorian i bashkohet Dritës nga kampionati shqiptar, ku së fundmi ishte pjesë e Dinamo Cityt.

25-vjeçari ka nënshkruar kontratë me Dritën për një vit e gjysmë.

Njoftimi i plotë nga FC Drita:

Qendërmbrojtësi Juan Camilo Mesa nënshkruan me ne

Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje për transferimin e kolumbianit Juan Camilo Mesa.

Mesa luan në pozitë e qendërmbrojtësit dhe së fundmi ishte pjesë e Dinamo City nga kampionati shqipëtar. Lojtari është pritur nga drejtori sportiv z. Valon Zymberi i cili i dëshiroi mirëseardhje në klubin tonë.

Mesa ka nënshkruar marrëveshje me klubin për një vite e gjysëm dhe do të jetë me ne deri në qershor të 2025.

Mirë se vjen Juan.