Eliminimi nga Kupa e Kosovës i ka kushtuar shtrenjtë trajnerit Artim Pollozhani.

Ballkani është eliminuar sot nga Kupa e Kosovës nga skuadra e Ligës së Parë, Rilindja 1974 dhe kjo nuk është kapërdirë lehtë nga drejtuesit e skuadrës dhe vet trajneri Pollozhani që ka ofruar dorëheqje.

Lajmi është konfirmuar nga vet skuadra e Ballkanit përmes një shkrimi në Facebook

Postimi i plotë:

Tifozë të dashur,

Meqenëse rezultatet e fundit nuk përkojnë aspak me objektivat e klubit, Artim Pollozhani ka dhënë dorëheqje nga pozita e trajnerit, menjëherë pas humbjes së sotme.

Duke i uruar Pollozhanit suksese, klubi e ka pranuar dorëheqjen e tij, ndërsa gjatë ditëve vijuese do të ju njoftojmë për timonjerin që do të vijë në krye të skuadrës.